Vasil S Tole Himni Kombėtar: Studim

ISBN 13: 9781499253207

Himni Kombėtar: Studim

0 durchschnittliche Bewertung
( 0 Bewertungen bei Goodreads )
 
9781499253207: Himni Kombėtar: Studim
Reseńa del editor:

Autori prof.Vasil S. TOLE (Lindur me 1963) Diplomuar pėr kompozicion nė Fakultetin e Muzikės, pranė Akademisė sė Arteve, nė Tiranė, mė 1987. Pas tri vitesh pune si udhėheqės artistik pranė Shtėpisė sė Kulturės nė qytetim e tij tė lindjes, Pėrmet, mė 1991, emėrohet pedagog i Folklorit muzikor shqiptar nė Fakultetin e Muzikės, pranė Akademisė sė Arteve, nė Tiranė, mė pas edhe pedagog i kompozicionit. Po kėtu, mė 1994, mbron tezėn e doktoraturės nė fushėn e etnomuzikologjisė me studimin “Struktura dhe semantika nė muzikėn popullore instrumentale tė Shqipėrisė sė Jugut”. Nė vitet 1994-95 kryen studime pasuniversitare pėr kompozicion pranė Folkwang Hochschule, Essen-Gjermani, nė klasėn e Prof. Wolfgang Hufschmidit dhe, mė 1996, kryen studime tė pasdoktoraturės nė Departamentin e muzikologjisė pranė Universitetit tė Athinės, Greqi. Mė 2000 fiton titullin shkencor tė Profesorit tė asociuar, dhe nė vitin 2004 atė tė Profesorit -o-----0- “Himni i Flamurit”, i pėrgatitur nga njė ndėr profesionistėt mė serioze tė sektorit, jo vetėm paraqet nė vetvete njė studim me vlerė dyfishe: historike dhe muzikore – studim ky qė buron nga njė erudicion i mprehtė nė lidhje me objektin, por edhe na shfaqet si botim i njė rėndėsie tė veēantė, pikėrisht nė kohėn tonė, kur njė grup intelektualėsh prej ēdo kohėsh po punon i ndėrgjegjėsuar duke dashur tė rivlerėsojė atė sektor tė trashėgimisė sonė qė rėndom ka filluar tė quhet Trashėgimi Jomateriale. Kjo veprimtari, jo gjithnjė e kuptuar drejt, madje deri para do kohėsh e parė edhe me siklet nga kush e ka konsideruar trashėgiminė vetėm si monument arkitekturor apo objekt muzeor etnologjik – ngjan se ėshtė dhe njė ndėr sfidat e ardhshme tė politikave kulturore nė Shqipėri. Nė Shqipėri, nuk ėshtė shkruar kurrnjėherė ndonjė vepėr e veēantė, mbi kėtė “vjershė” tė vockėl, e cila, e shoqėruar me muzikė, krijon emocione tė tilla qė nė rrethana tė caktuara kanė sugjestionuar mendjen dhe kurmin e mijėra njerėzve, duke i formėsuar ata nė njė identitet tė pėrbashkėt patriotik, falė njė procesi tė fortė sublimimi. Deri edhe dobėsitė normale njerėzore, pėr efekt tė Himnit, shndėrrohen nė njė trajtė madhėshtie hyjnore nėpėrmjet frymėzimit dhe ekzaltimit tė mendimit dhe ndjenjave mė intime e mė tė thella. Zanafilla e “himnit” nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė lutje nė vargje, shoqėruar nga muzika, e cila, me tepėr se njė suplic, pėrbėn prirjen pėr t’i thurur lavde hyut e pėr t’i dhėnė zė besimit dhe entuziazmit mistik tė njeriut.

„Über diesen Titel“ kann sich auf eine andere Ausgabe dieses Titels beziehen.

(Keine Angebote verfügbar)

Buch Finden:



Kaufgesuch aufgeben

Sie kennen Autor und Titel des Buches und finden es trotzdem nicht auf ZVAB? Dann geben Sie einen Suchauftrag auf und wir informieren Sie automatisch, sobald das Buch verfügbar ist!

Kaufgesuch aufgeben